Mediat në Bruksel: Fitorja e VMRO-DPMNE-së, fundi i ëndrrës evropiane të Maqedonisë së Veriut
Kërkoni produkte në foleja.com
Mediat në Bruksel: Fitorja e VMRO-DPMNE-së, fundi i ëndrrës evropiane të Maqedonisë së Veriut
Lajme
Gazeta Express25/04/2024 14:26
Maqedonia e Veriut shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi asnjë kandidat nuk fitoi mbi 50 për qind të votave për të fituar në raundin e parë të votimit të djeshëm. Raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të përcaktojnë rrugën e vendit drejt BE-së, sipas mediave belge në shkrimet e tyre për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
“Politico” thekson se votimi i djeshëm ka treguar një “zhvendosje të fortë” të elektoratit në favor të kandidates së mbështetur nga koalicioni i “partisë kryesore opozitare konservatore” VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova.
Lexo Edhe:
12 Most Poignant Memes On Russian Attack On Ukraine
Klinaku: Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fahri Fazliun, në luftë ai isht…
Artikulli shton se pas numërimit të 85 për qind të votave, Siljanovska-Davkova ishte në krye me 40,1 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski, i mbështetur nga “partia socialiste në pushtet” LSDM, mori 19,7 për qind të votave.
Euroactive raporton se “kandidatja nacionaliste” për presidente të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, shpalli fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili është “i pari në një seri votash që mund të vendosin nëse vendi ballkanik do t’i bashkohet Bashkimi Europian”.
Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, fitoi me 40 për qind, presidenti aktual Stevo Pendarovski nga Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë (LSDM) fitoi gati 20 për qind të votave, shton artikulli.
“Ata do të përballen në raundin e dytë më 8 maj, por perspektivat për Pendarovskin janë të zymta”, vlerëson Euroactive, duke thënë se në të njëjtën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
“Vota për presidencën kryesisht ceremoniale shihet si një provë lakmusi për zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm, në të cilat VMRO-DPMNE nacionaliste kërkon të rrëzojë socialdemokratët pro-BE dhe të qendrës së majtë në pushtet,” thuhet në tekst.
“Euraktiv” po ashtu thekson se zgjedhjet po mbahen në një moment “ngërçi mes pushtetit dhe opozitës që zgjat prej dy vitesh, se si duhet të sillet vendi me Bullgarinë fqinje, e cila po i bllokon rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
“Marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit kanë qenë të acaruara prej vitesh për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra mbi gjuhët e ngjashme dhe historinë e të dy vendeve. Në vitin 2022, Bullgaria ra dakord me një propozim të presidencës së atëhershme franceze të Këshillit të BE-së për të hequr veton për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Shkup, kur Maqedonia e Veriut do të shtonte pakicën bullgare në Kushtetutën e vendit. Pendarovski dhe LSDM janë të gatshëm të miratojnë amendamentet, por nuk kanë shumicë për të në Kuvend. Partia VMRO-DPMNE thotë se ndryshimet kushtetuese mund të miratohen vetëm pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE, qëndrim për të cilin qeveria thotë se është jorealist”, shton “Euraktiv” në rishikimin e zgjedhjeve presidenciale atje.
Gazeta “Het Lacte News” (HLN) i referohet çështjes së ndryshimeve kushtetuese në tekstin e zgjedhjeve, e cila duke raportuar rezultatet e raundit të parë zgjedhor, vlerëson se zgjedhjet presidenciale mund të kenë një ndikim të madh në ndryshimin e Kushtetutës, e cila është “e rëndësishme për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”.
Gazeta thekson se vendi është kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005.
“Diskutimet për anëtarësimin e mundshëm filluan në vitin 2020, por Bullgaria i kërkoi BE-së të vendosë disa kërkesa për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. “Bashkimi Evropian i pranoi ato kërkesa, të cilat e vendosin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut pothuajse tërësisht në duart e Bullgarisë”, vlerëson HLN.
Teksti thekson se një nga kërkesat bullgare është një amendament i Kushtetutës që “do të njohë bullgarët, të cilët aktualisht përfaqësojnë një pakicë etnike në Maqedoninë e Veriut”, duke shtuar se amendamenti kushtetues nuk është miratuar për momentin.
Gazeta thekson se nëse presidenti aktual Stevo Pendarovski, anëtar i “partisë pro-evropiane në pushtet LSDM”, fiton sërish, do të ketë një votim të ri për këtë çështje, ndërsa nga ana tjetër Siljanovska-Davkova, deputete e “Partisë opozitare konservatore VMRO DPMNE, refuzon ndryshimin e Kushtetutës.
Rrjedhimisht, fitorja e VMRO-DPMNE-së mund të nënkuptojë fundin e përkohshëm të ëndrrës evropiane të Maqedonisë së Veriut, përfundon “Het Lacte News”.