May 4, 2024
Maqedoni

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranoi ankesën e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, anuloi masën e caktuar të paraburgimit dhe për të akuzuarin caktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur në ditën 25.04.2024, Këshilli për Vepra ndëshkuese solli Vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A.Gj., e deklaruar përmes mbrojtësit të tij Vlladimir Tufenxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit Shkup 02.04.2024, është ndryshuar në atë mënyrë që masën e përcaktuar të paraburgimit ndaj të akuzuarit A.Gj. e hoqi dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi”, njoftoi sot Gjykata Supreme.

Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Babai i Vanjës dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij, të miturës Vanja Gjorçevska, e cila ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor dhe u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur edhe Pançe nga Velesi u gjet i vdekur në afërsi të Velesit , i cili u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

Për dy vrasjet, për dy vepra penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale”, i akuzuari i parë është Lubomir Palevski Palço, i cili është në pritje të ekstradimit nga Turqia, ndërsa për pjesëmarrje akuzohen dhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë në paraburgim në Shkup.

Me propozim të prokurorit kompetent, i është hequr paraburgimi Stefan Dimovskit, shoferit të Lupço Palevski-Palços, i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisje. Ndaj Dimovskit janë shqiptuar masa e sigurimit – ndalim i daljes nga vendbanimi, konfiskim i dokumentit të udhëtimit dhe detyrim për paraqitje në gjykatë.