Sport

Mediat: Arbitri në “VAR” ka sugjeruar penalti, Manzano ka refuzuar?!

Mediat: Arbitri në “VAR” ka sugjeruar penalti, Manzano ka refuzuar?!

Mediat dhe tifozët në Barcelonë ishin të pakënaqur me ndrrimin e arbitrit kryesor në momentin e fundit dhe caktimin e Gil Manzanos, për të ciln mediat në Kataloni shkruajnë se është parë se si largohet nga “Bernabeu” me qese me logo të Realit. Pikërisht për këtë katalonasit tani janë edhe më të “zëshëm” pasi që i njëjti nuk referoi penalti për Barcelonën në momentin që Mendi ndaloi me dorë Brajtuajtin në zonën e rrezikut, por edhe refuzoi që të konsultohet me systemin “VAR”.

Barcelona’s Martin Braithwaite, right, vies for the ball with Real Madrid’s Ferland Mendy during the Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and FC Barcelona at the Alfredo di Stefano stadium in Madrid, Spain, Saturday, April 10, 2021. Real Madrid won 2-1. (AP Photo/Manu Fernandez)

Sulmuesi i Barcelonës erdhi i pari te topi, ndërsa pas kontaktit me mbrojtësin e krahut të majtë të Realit, arbitri Manzano tregoi që loja të vazhdojë.

Mediat spanjolle menjëherë pas ndeshjes shpalosën lajmin se arbitri në dhomën e sistemit “VAR”, Karlos Eugenio ka sugjeruar deri te Manzano që ka pasur kontakt dhe ka ftuar që të sheh xhirimin e përsëritur disa herë në transmetim të drejtpërdrejt, mirëpo Gill Manzano ka refuzuar një gjë të tillë.

Në rast e kjo informatë del të jetë e vërtetë , atëherë Barcelona ka të drejtë që “sulmon” arbitrin kryesor. Mirëpo në çdo rasti pikët mbeten te Reali që tani kryeson La Ligën.