Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe një kërcënim ndërsa theksoi se ushtria nuk është ajo e njëjta e 10 viteve më parë.
“Mos harroni se kishim personel të mirë në njësi dhe kur ato po përgatiteshin për mbrojtjen e mundshme të popullit tonë në Kosovë, në njësitë speciale kishim mbi 90 për qind reagim, dhe në Kobra 100 për qind”, tha ai, përcjell A2 CNN.
Vuçiç theksoi se në situatën e nxehtë gjeopolitike dhe rajonale, e cila sipas tij nuk është e lehtë, personeli i njësive të Forcave të Armatosura Serbe vetëm po shtohet edhe pas ndryshimeve ligjore dhe pagesës. “Presidenti Vuçiç theksoi rëndësinë e pajisjes së ushtrisë, duke shtuar se do të bëjë çmos që Serbia të ketë rreth 70 ose 80 mijë dronë kamikazë në vitet e ardhshme dhe se prodhimi apo blerja e armëve në Serbi po përshpejtohet”, lexohet në komunikatën zyrtare të Ministrisë serbe të Mbrojtjes. (A2 Televizion)

