May 16, 2024
Rajon - Botë

Më shumë se një milion haxhinj kanë mbërritur në Arabinë Saudite për kryerjen e haxhit

Arabia Saudite njoftoi të shtunën se deri më tani ka pritur më shumë se një milion haxhinj për haxhin e këtij viti, transmeton Anadolu.

“Rreth 1.150.000 haxhinj kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për kryerjen e haxhit”, tha për televizionin shtetëror Al-Ekhbariya, Mohammed al-Bijawi, nënsekretar i Ministrisë së Haxhit dhe Umres.

“Fluksi i haxhinjve vazhdon të rritet mes përgatitjeve të vazhdueshme”, shtoi ai.

Arabia Saudite pret të presë më shumë se dy milionë haxhinj këtë vit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit.