Ejup Berisha
Sot shumica e njerëzve të botës flasin për nevojën që të ketë risi dhe ndryshime në shtetet dhe shoqërite ku ata jetojnë dhe veprojnë. Me vetë faktin që flitet për to kjo është dëshmi se të njejtat mungojnë në masë të konsiderueshme nëpër shtetet dhe shoqëritë e tyre. Njerëzit me saktë thënë duan jo vetëm të flitet për të njejtat gjëra por edhe të ketë realizim të tyre në jetën reale. Duhet theksuar se këto gjëra i bëjnë realitet ato shoqë
ri që janë pjesë e shteteve të zhvilluara. Prandaj atje jeta është më e gjallë më interesante dhe më atraktive, mu për shkak të ndryshimeve dhe risive të cilat ndodhin më shpesh në mesin e tyre. Me këto nëpër disa shtete dhe shoqëri nuk shkon edhe ashtu si i duan apo dhe si kërkojnë që të bëhen qytetarët. Këto atje edhe pse dëshirohen dhe kërkohen për tu bërë nga shumica e njerëzve, të njejtat nuk bëhen dot realitet apo dhe zvarriten gjatë tentimeve për tu bërë për shkak të pengesave dhe rezistencave të shumta që i shfaqin ndaj tyre disa individ apo dhe disa grupacione individësh, të cilët kanë vendosur që ta kundërshtojnë dhe luftojnë çdo përpjekje për të ndodhur risitë dhe ndryshimet që kërkohen dhe ka nevojë që të bë
hen. Fatkeqsishtë
realiteti me këto të dyja shkon akoma më keq te ne shqiptarët e Rajonit. Pra fatkeqsisht te ne këto nuk janë bërë dhe nuk janë përjetuar shpesh edhe pse kemi pasur nevojë jetike për to. Mund lirishtë të thuhet se risi dhe ndryshime ne nuk kemi pasur në mesin tonë për shkak të shkaqeve dhe arsyeve që i përmenda në rrjeshtat e mëhershme të këtij shkrimi. Dhe pas një periudhe bukur të gjatë ngecjeje dhe kundërshtimesh një risi apo ndryshim i rëndë
sishëm ka ndodhur në vitin 2021 në RKS me fitoren e Lëvizjes Vetvendosje në skenen politike, si dhe një tjetër ndryshim gjithashtu pozitiv ka ndodhur te ne në RMV me fiforen e Koalicionit VLEN në vitin 2024. Por disa shqiptar janë të çuditshëm kur flasin për politikën si dhe për politikanët. Prej tyre më të çuditshëm janë ata që thonë se disa politikan me afat shumë të gjatë qëndrimi në politikë e që nuk e kanë arsyetuar dot angazhimin e tyre sa kanë qenë të angazhuar në të, të njejtët sipas tyre janë akoma të nevojshëm dhe të domosdoshëm që akoma të jenë të angazhuar politikisht. Pra apsurdi më i madh te ta është se edhe ata e duan ndryshimin si dhe i duan risitë por dëshira e shumicës së tyre është që
në skenën qendrore politike akoma të
jenë aktiv individët si: Azem Vllasi, AlI Ahmeti, Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Sali Berisha. Kë
ta janë politikanë tanimë të njohur për opinionin shqiptar të cilët kanë qëndruar bukur gjatë në
politikë por që nuk kanë bërë diçka të mirë, të duhur dhe të levë
rdishme për qytetaret shqiptar dhe për shtetet e tyre sa kane qe në aktiv në skenat politike qendrore. Pra individët e lartpërmendur që me asgjë nuk e meritojne rikthimin në skenën qendrore politike këta akoma kërkohen që të rikthehen në te, dhe dikush në mënyre të pakuptimt akoma shpreson se të njejtët do ti bëjnë ndryshimet, dhe risitë pozitive nëpër shtetet dhe shoqëritë ku jetojnë dhe veprojnë edhe pse mu këta kanë qenë pengesa më e madhe e tyre. Opinionin e gjërë duhet rikujtuar se politikanët e përmendur më sipër asesi dhe me asgjë nuk e kanë arsyetuar besimin e dhënë nga qytetarët për ta pra edhe atëher kur të njejtët kanë qenë të freskët, të pranueshëm dhe të kërkuar në skenën politike. Atëher duhet pyetur publikisht se pse duhet të rikthehen të njejtët në skenen politike çendrore dhe akoma këta të vendosin për fatet tona. Me politikan me afat të skaduar nuk ka asgjë as ndryshime, as risi e as Demokraci.

