May 15, 2024
Maqedoni

“Grupi i zjarrit” në Gostivar, Bejta porosi: Atyre që thanë se më kanë eliminuar, po u jap një porosi!

Përderisa Ali Ahmeti me krerët e partisë ishin në Zhelinë, pjesëtarët e të ashtuquajturit, “Grupi i zjarrit” në BDI kanë zhvilluar takim në qytetin e Gostivarit.

Nevzat Bejta si nikoqir i takimit ka lëshuar porosi ndaj bashkëpartiakëve të tij, të cilët sipa tij, kanë menduar dhe kanë dashur ta eliminojnë politikisht.

“Do të vazhdoj të merrem me politikë derisa të duan qytetarët e Gostivarit”, tha mes tjerash Nevzat Bejta, përcjell KlanMacedonia.

Porosia e Bejtës për bashkëpartiakët nga “kampi kundërshtar” në videon më poshtë!