April 27, 2024
Maqedoni

Me ASH-në gratë marrin hise edhe në pushtetin ekzekutiv

Aleanca për Shqiptarët si asnjë parti tjetër shqiptare në Maqedoni ka caktuar një femër në pozitë të lartë ekzekutive.

ASH duke besuar në kualitetet e Vjollcë Berishës tregon përkushtimin dhe qëllimin që të shtyej përpara kauzën e përfaqësimit të grave në pozita vendimmarrëse.

Zëvendësministrja Berisha do të jetë një udhërrëfyese e grave në pushtetin qendror për të shfrytëzuar beneficionet dhe ndihmën që ju jepet grave sipërmarrëse në bujqësi, agrikulturë dhe zhvillimin e biznesit.

Vjollcë do të jetë zëri i grave në parti, ministri dhe në ekzekutiv. Ajo gjithashtu është edhe lidere e grave që vendosin të shndërrojnë energjinë e tyre në vepra të mira për gjeneratat e reja.

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të jetë gruaja e parë e emëruar në ekzekutiv nga partitë shqiptare nga qeveritë reformatore nga viti 2017. Kjo tregon se ASH është duke vepruar dhe luftuar për të gjithë njësoj.

Përndryshe, Vjollcë Berisha është ligjëruese universitare me përvojë 17 vjeçare në botën akademike dhe 14 vite angazhim aktiv në politikë.

Nga 2006 është Pedagoge në Universitetin e Tetovës, në Departamentin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Mbulon seminaret në lëndët: Histori e letërsisë shqipe – Poezi e sotme shqipe, Prozë e sotme shqipe, si dhe lëndën Teori e letërsisë. Paraprakisht ishte Drejtuese dhe kryeredaktore në Shtëpinë botuese “SYTH”, (2017) dhe Redaktore në shtëpinë botuese “Albas” në Tetovë (2002-2007)

Vjollcë Berisha ka qenë Sekretare e përgjithsme (2022) dhe Kryetare e Asamblesë së Gruas në Aleancën për Shqiptarët (nga 2021) si dhe Këshilltare komunale në Komunën e Tetovës (2009-2017). Momentalisht është Anëtare e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët.

Studimet deridiplomike për letërsi i ka kryer në Universitetin e Tetovës (2006), Magjistraturën në fushën e letërsisë poashtu në Universitetin e Tetovës (2010) dhe Doktoraturën në fushën e letërsisë në Universitetin e Tiranës (2021).