Ejup Berisha

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Diten e Diel më 19 tetorë këtu te ne në RMV do të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve lokale. Në to për herë të parë pas 23 vitesh në kampin politik shqiptar dhe atë pas suspendimit të shumpartizmit në kampin politik shqiptar do të garojnë dy blloqe politike. Njëri prej tyre është AKI koalicioni shumetnik i udhëhequr nga BDI dhe blloku i dytë është ai kombëtar shqiptarë i njohur si koalicioni VLEN. Në këto zgjedhje qytetarët shqiptar do të duhet të përcaktohen për njërin prej ofertave politike te prezentuara në fushatën parazgjedhore dhe fitoren tia besojnë njërit koalicion politik dhe atë AKI-BDI-së apo VLEN-it. Zgjedhja dhe përcaktimi i qytetarëve është i lirë këtu nuk guxon të ketë imponime dhe askuh nuk duhet ta merr guximin që qytetarët ti detyron që me dhunë dhe me ndikime apo imponime që ata të votojnë për njërin prej opcioneve që janë prezente në publik. A e dini pse? sepse këto janë veprime jodemokratike. E zgjedhjet janë aktivitet demokratik. Por nëse bashkqytetarët e mi shqiptarë do ta pranonin sygjerimin tim dashamirës dhe të sinçertë vëllezërorë këta do të votonin më mirë për koalicionin VLEN. Ja pse e themë këtë gjë.Pra qytetarët shqiptar do të ishte mirë të votonin për VLEN-in për disa arsye pozitive. Dhe ate për faktin se koalicioni VLEN është i pastër shqiptar pra i përkrahur kryesishtë nga qytetarët shqiptarë. Arsyeja e dytë për ta votuar dhe shpallur fitues koalicionin VLEN në zgjedhjet lokale është fakti se ky për të parën herë filloi të bën vepra dhe punë konkrete jo vetëmse për vendbanimet shqiptare por edhe për qytetarët shqiptarë. Subjekti i mëparshëm politik BDI i cili shumë gjatë qëndroi në pushtet jepte vetëmse premtime verbale por ajo që mungonte te ta ishte realizimi praktik i premtimeve të shumta të dhëna në adresë të qytetarëve shqiptar. Nëse vetëm për dy muaj koalicioni VLEN bëri kaq shumë punë reale e konkrete në teren në të mirën dhe në interesin e qytetarëve shqiptar mund ta paramendonin se çfar do të bënin
këta për katër vite shtesë. Une jamë i bindur se të njejtët do të vazhdonin të punonin dhe të kontribuonin akoma më shumë për interesin dhe në të mirën e qytetarëve shqiptarëve. BDI më shumë se dy dekada edhe pse këtu në vendin tonë udhëheqte me pushtetin qëndror dhe ate lokal nuk pat punuar dhe nuk kontriboi shumë për shqiptarët apo nuk bëri shumë veprime ose punë për të mirën dhe në levërdinë tonë dhe të vendbanimeve tona. Ajo që bëri më së shumti BDI ishte kontributi për udhëheqësit e saj dhe për ata pak individ rreth tyre. Kjo është dëshmi se udhëheqsia e BDI-së e pati suspenduar Demokracinë te shqiptarët e me këtë edhe shumpartizmin pasiqë pati vendosur monopol jo vetëm mbi politikën por edhe mbi të gjitha sferat e tjera shoqërore. Kështuqë ardhja e VLEN-it në skenën politike qendrore në vitin 2024 shënon rikthimin e demokracisë kjo don të thotë edhe të shumpartizmit apo vendosjen e garës dhe konkurencës së realtë politike në skenën politike shqiptare.
Prandaj kur themë VLEN mendoj për Çairin e kur flitet për këtë vendbanim më del përpara Komuna e me këtë me automatizëm edhe Izet Mexhiti të cilit i dëshiroj fitore të madhe dhe bindëse më 19 tetorë. Pastaj kur e përmendi Tetovën para më del Bilall Kasami të cilit gjithashtu i dëshiroj fitore të sigurtë në zgjedhjet e ditës së diel. Fitore u dëshiroj edhe të gjithë kandidatëve të tjerë pë Kryetar komunash dhe listave të këshilltarëve komunal të Koalicionit VLEN. Me këtë zgjedhje të bërë qytatarët do të kenë më shumë liri si dhe shpresë më të madhe për jetë më të qetë dhe më të mirë. Sigurues dhe garantues i këtyre gjërave pozitive do të jetë Koalicioni VLEN.

sqShqip