Kolumna

Mbrojtja e gjuhës shqipe nga bastardhimi i saj

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Nuk është hera e parë që shkruaj për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga bastardhimi i saj. Gjuha jonë amtare ka kohë që nuk ka mbrojtje që të flitet dhe të shkruhet ashtu sipas rregullave të saj, por është lënë në mëshirën e askujt ose më mirë të themi është lënë në duart e disa bastardhuesve. Në këtë shkrim po flasë për në Maqedoninë Veriore. Para ca kohësh sa e sa vështërsi kishim për përdorimin e gjuhës tonë amtare shqipe nga të gjitha regjimet pushtetare. Sa e sa shqiptarë u maltretuan, u terrorizuan, u burgosën dhe u dergjen nëpër kazamete për mbrojjen e gjuhës së të parëve tanë.
U desh të vijë edhe deri tek ajo që të merren edhe armët në dorë për të luftuar dhe për të përfituar të drejtat e mohuara për përdorimin e gjihës shqipe si në arsim e gjetiu. Sa e sa gjak u derdhë për këtë gjuhë. Sa e sa bija dhe bijë ranë dëshmorë për këtë gjuhë të bukur dhe të ëmbël që e trashëguam nga të parët tanë. E Sot?! Kush po e bastardhonë gjuhën shqipe në çdo vend. Ajo po bastardhohet edhe nëpër institucione arsimore që nga ai fillor, i mesëm dhe i lartë dhe aspak nuk merren masa për shkelsit e përdorimit të gjuhës shqipe.
Bastardhimi i gjuhës para syve tanë sot po bëhet e ne nuk bëjmë zë aspak. Sëpaku nuk e ngrisim zërin ndaj të tillve që nëpër institucione dhe gjithkund tjetër keqpërdoret gjuha shqipe. Po sa janë një numër jo i vogël, por koxha i madh që edhe nëpër shkolla lere që vet nuk e përdorin gjuhën shqipe siç duhet si në të folurit, njashtu edhe në të shkruarit.Atëherë çfarë na mbetet të themi për nxënësit?!
Kur mësuesi i tyre përdor para nxënësve një gjuhë të çoroditur. Ky është një mëkat i mëkateve që nuk mund të falet nga askush.