Genta nga Gjilani doktoron shkencat matematikore në Universitetin e Cyrihut

Diaspora

Pas mbarimit të suksesshëm të studimeve master në Universitetin e njohur gjerman, Rheinische Friedrich – Wilhelms-Universität-Bonn, matematikanja gjilanase mori edhe titullin, doktor shkence në Universitetin e Cyrihut
Wednesday, 15 December 2021 – 12:00 Drin Reçica
Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Genta Latifi, transmeton albinfo.ch.

Kësaj radhe, për dallim nga herët e tjera, Albinfo.ch ju sjell një storie suksesi që ka të bëjë me një vajzë shqiptare, e cila ka mbrojtur me sukses doktoraturën në lëndën e Matematikës. Ajo fitoi titullin doktor shkence e matemtikës në Universitetin e Cyrihut, me titull “Minimal and Integral presentations of gl_n Ëeb Categories, në drejtimin Representation Theory”.

Genta gjatë viteve të fundit ishte edhe asistente në këtë universitet, kryesisht në fushën e teorisë së përfaqësimeve dhe topologjisë.

Kujtojmë se kohë më parë, vajza kosovare ka mbaruar studimet master në Universitetin prestigjioz të Bonnit në Gjermani dhe sapo kishte përfunduar masterin kishte oferta të dektorojë në Leipzig dhe Augsburg të Gjermanisë si dhe në Zurich të Zvicrës.

Ajo ka lindur dhe është shkolluar në qytetin e Gjilanit, ka qenë kampione kombëtare dhe mbarëkombëtare e matematikës. /Albinfo.ch

Related posts

Në moshë 103 vjeçare ndërroi jetë në Amerikë Hafëz Jusuf Azemi, hoxha dhe ballisti trim nga Tetova

Lideri2 MK

Shqiptarët valojnë bashkë flamurin Kuq e Zi dhe flamurin Amerikan në zemër të Nju Jorkut (Video)

Lideri2 MK

Raportohet i vdekur kosovari që para pak ditësh ishte zhdukur në Zvicër

Lideri2 MK