Maqedoni

Mbrëmë u mbajt një takim i Kryesisë së Degës së Alternativës – Likovë

Në fillim kryetari degës Iljasa Abazi ka bërë një përshkrim për punën e Degës së Likovës dhe të Alternativës për këtë vit, ndësa deputetja e Alternativës, Safije Sadiku Shahini, i ka njoftuar nga afër anëtarët e degës për të rejat në koalicionin Lidhja Europiane për Ndryshim.
Profesorët universitarë, Dr. Liman Avdiu dhe Dr. Arsim Idrizi, po ashtu kanë folur për koalicion në fjalë, si dhe për departamentet dhe punën e tyre në përgatitjen e programit zgjedhor të Lidhjes.
Gjithashtu pjesë e fjalimit ishin edhe profesorët, Suad Daipi dhe Mevludin Avdiu.
Takimi kaloi përmes diskutimeve e debatit me pjesëmarrësit në këtë mbledhje.
Me këtë rast ia uruam edhe deputetes Safije Sadiku Shaihni, që vjen nga radhët e degës së Likovës, emërimin si koordinatore e grupit parlamentar të Lidhjes Europian për Ndryshim.