April 28, 2024
Kolumna

Mbledhja e Avnoj-it në Shkup dhe krijimi i Jugosllavisë së re me Shqipërinë si pjesë të saj

Ejup Berisha
Mbledhja e Avnoj-it në Shkup dhe krijimi i Jugosllavisë së re me Shqipërinë si pjesë të saj.
Urime Jugosllavinë e re tani jo të Titos por kjo e reja që u krijua në 29 korrik të vitit 2021 në Shkup. Ajo është krijesa e Vuçiçit, Ramës dhe Zaevit. Pra dje dhe sot në Shkup u mbajt mbledhje e përbashkët mes Kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev,Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, në të cilin takim është arritur marrëveshja që të vazhdohet me materializimin e idesë për krijimin e Minishengenit Ballkanik apo të Ballkanit të hapur siç iu ndryshua emri nismës së Minishengenit Ballkanik në Shkup. Kjo nismë që si ide u shpalos para disa vitesh do të jetë formë e thellimit të mardhënieve ekonomike politike dhe raporteve tjera ndërshtetrore mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Takimin e kanë bojkotuar Republika e Kosovës,Republika e Malit të Zi si dhe Bosnja e Hercegovina. Takimi i tre burrshtetasve ballkanik dje dhe sot në Shkup lirisht mund të quhet mbledhje e dytë e AVNOJ-it e cila e reinkarnon Jugosllavinë e re pa Malin e Zi dikur aleatin më të madh të Serbisë,pa Bosnjë e Hercegovinën dhe pa Kosovën. Në këtë nismë nuk janë kyqur për shkak se tani më janë shtete anëtare të Bashkimit Europjan Sllovenia dhe Kroacia. Ndërsa nismës i është bashkangjitur Republika e Shqipërisë të cilën gjat luftës së dytë botërore edhe përkundër përpjekjeve të shumta nuk arritën ta bëjnë pjesë të Jugosllavisë edhe pse deshtën aq shumë ish komunistët jugosllav. Pra edhe pse këta kishin rol shumë të madh në jetën politike në Shqipëri deri pas luftës së dytë botërore, dihet se Ish komunistët Jugosllav kishin rol shumë të madh edhe në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pra atë që nuk arriti ta bëj gjatë votit 1945 Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë tani arriti ta bën Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç një bashkpunëtor i ngushtë i ish diktatorit të Serbisë Sllobodan Millosheviç.

Shkurt e shqip takimi Vuçiç, Rama Zaev në Shkup është mbledhja e dytë e AVNOJ-it me të cilën u morrvesh krijimi i Jugosllavisë së re pa Kosovën por me Shqiperinë si pjesë përbërse e saj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për idenë e Ballkanit të hapur dhe duke tentuar tu përgjigjet akuzave të disa komentuesve se ajo paraqet tentim për rikrijimin e Jugosllavisë së re në mënyrë figurative tha se nëse Bashkimi Europjan është Jugosllavi e madhe atëher edhe Ballkani i hapur mund të jetë një Jugosllavi e vogël. Edi Rama indirekt i qortoi Malin e Zi ,Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën për bojkotimin e nismës por tone më të ashpra i drejtoi Kosovës për mospjesmarrje në takimin e Shkupit. Si duket këtu në Shkup askush nuk pati guximin ta pyes Kryeministrin e Shqipërisë se çfar fiton Shqipëria në aspekt ekonomik dhe politik nga Minishengeni Ballkanik dhe gjithashtu askush se pyeti se pse estabilishmenti aktual politik në Shqipëri e mbështet fuqishëm këtë nismë që në qarqe të ndryshme është cilësuar si tentim për ta krijuar Jugosllavinë e re sepse thuhet se në të rol dominant do të mund të ketë Serbia. E unë nga ana ime jamë i habitur dhe çuditem për një trend të pakuptimtë prezent atje në Shqipëri pra për atë të mbajtjes gjallë të idesë titiste apo dhe Millosheviçiane për Jugosllavinë apo më konkretisht nuk ma ka marrë asnjëher mendja se kjo ide është aq gjalla dhe shumë e fuqishme në Shqipëri sesa në Beograd. Kjo e rrit dyshimin se mos vallë Serbia e ka rritur shumë tepër ndikim e saj në politikën shqiptare edhe pse në këtë shtet ndikim të madh gjithashtu kanë Italia dhe Greqia,dhe tani del se Serbia jau paska kaluar dy shteteve të tjera të cilat u përmendën më lartë e që tradicionalisht kanë pasur dhe kanë ndikim të madh në politikën e Shqipërisë. Dhe kur jemi te ideja e Minishengnit ballkanik apo të Ballkanit të hapur Presidenti i Serbisë dje dhe sot në Shkup ishte shumë i qetë dhe i disponuar, kjo sjellje e tij e rrit dyshimin se mos vallë me materializimin eventual të kësaj nisme më në favor do të jetë Serbia. Ai bile në disa raste e lëvdroi nismën dhe unë besoj se Vuçiç se bën kot një gjë të tillë. Dhe për fund do të themë se kur Vuciçi levdron ndonje takim apo nismë ndërkombtare apo dhe rajonale si kjo e Ballkanit të hapur athua kjo vallë është ndonjë tregues se Serbisë do ti del hesapi mjaft mirë se shteteve tjera nëse materializohet nisma e Minishengenit Ballkanik apo Ballkanit të hapur.