July 26, 2024
Maqedoni

Mbeturinat u larguan, mushkonjat mbetën në Shkup

Gjatë ditëve të kaluara ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup realizuan aktivitete të përforcuara në kuadër të së cilës u pastruan dhe transportuan gjithsej 1130 ton mbetje komunale nga kontejnerët e
vendosur në sipërfaqe publike, si dhe nga koshat e amvisërive individuale, thuhet në reagimin e Higjienës Komunale.
“U pastruan edhe 250 metër kub mbetje nga afërsisht njëzet deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e qytetit. Duke filluar nga ndërrimi u parë gjatë ditës së sotme, NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit sipas dinamikes standarde, të vërtetuar me Programin Operativ të Ndërmarrjes për punë”, thuhet në njoftimin e NP Higjiena Komunale-Shkup.

Edhe pse mbeturinat janë larguar, shkupjanēt tani po përballen me problem tjetër-mushkonjat. Kjo është edhe pasojë nga mbeturinat që u grumbulluan disa ditë, por edhe nga mos sperkatja e mjaftueshme nga ana e autoriteteve. Poashtu vendet ku ishin grumbulluar mbeturinat me ditë të tëra, janë shndërruar në vende të pista që akoma kundërmojnë. Probleme të tilla Shkupi nuk ka pasur 30 vite e tepër. Nga qyteti i Shkupi thonë se vazhdojnë aktivitetet për pastrim, transmeton Lideri.mk.

“Njëkohësisht vazhdojnë edhe aktivitetet e rregullta për mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit”, thuhet në njoftimin e NP Higjiena Komunale-Shkup./Lideri.mk