Mazraoui në krah të Palestinës, Bayern paralajmëron lojtarin: Do flasësh me drejtuesit e klubit
Mazraoui në krah të Palestinës, Bayern paralajmëron lojtarin: Do flasësh me drejtuesit e klubit
Në Gjermani kanë nisur një sërë polemikash rreth Noussair Mazraoui.
Të dielën, mbrojtësi maroken shprehu publikisht mbështetjen e tij për Palestinën në konfliktin me Izraelin.
Deklarata që sollën menjëherë reagimin e klubit të Bayern Munich, që në një njoftim për shtyp bën me dije se do të diskutojmë me lojtarin sapo të kthehet në Gjermanisë, pas grumbullimit me Marokun.
“Bayern kontaktoi menjëherë Noussair Mazraoui pas postimeve të tij në Instagram të dielën. Aktualisht lojtari ndodhet në Afrikë me kombëtaren e Marokut. Pas rikthimit të tij, pritet një bisedë e thelluar personale me drejtuesit e klubit. Në çdo rast, të gjithë, duke përfshirë çdo punonjës dhe çdo lojtar, i dinë vlerat që përfaqëson FC Bayern. Këtë e shprehëm publikisht dhe pa mëdyshje në një artikull menjëherë pas sulmit terrorist ndaj Izraelit. Ne jemi të shqetësuar për fatin e miqve tanë në Izrael dhe qëndrojmë me ta. Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë për bashkëjetesë paqësore për të gjithë popujt e Lindjes së Mesme”-bën me dije Bayern.
Nga ana e tij, lojtari ka reaguar sërish: “Fakti është se unë luftoj për paqen dhe drejtësinë në këtë botë. Kjo do të thotë se jam gjithmonë kundër të gjitha llojeve të terrorizmit, urrejtjes dhe dhunës”.