Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar se është vlerësuar si Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026.

Ky titull është fituar me votim unanim nga profesorët, në një garë mes tre kandidatëve. Merxhani ka marrë 13 vota, ndërsa kandidatët e tjerë kanë marrë 4 dhe 2 vota.

Në reagimin e tij publik, ai thekson se ky vlerësim përfaqëson më shumë se një mirënjohje personale, duke e cilësuar si dëshmi se puna, përkushtimi dhe këmbëngulja shpërblehen.

Ai ka shprehur falënderim për familjen, profesorët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij arsimor.

sqShqip