Vështrim i hulumtuar nga Mr.Sc.Refik Hasani.
Një çerek shekulli nga kjo Marrëveshje, jan edhe sfidat dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme në implementimin plotësisht, të arritur në mesë përfaqësuesve të UÇPMB-ës, që ishin nga njëra anë që mbrojtën PRAGUN, DINJITETIN, IDENTITETIN dhe REFERENDUMIN e kësaj Krahine shqiptare, që përfshin Preshevën,Medvegjën, dhe Bujanocin.
Realiteti i shqiptarëve dhe pasojat e përditshmërisë që përballen, ballafaqohet kjo Krahinë, ku ende pa të drejta të barabarta dhe ka mbetur ndërmjet premtimeve dhe moszbatimit, por edhe diskriminimit dhe çështja e demilitarizimit të këtij Rajoni, pasi jan të vendosura 48, minibaza ushtarake, të përqendruar në këtë Krahinë.
Edhe pas kësaj kohe Marrëveshja e Konçulit, që ka rëndësi jetike, pasi ishte angazhim i përbashkët me faktorin politik e ushtarak ndërkombëtar.
Ishte reflektim dhe mbetët obligim për zbatim ndërmjet palëve të kësaj marrëveshje dhe realizimin e realitetit politik.
Asnjëherë nuk pati një vlerësim real mbi mozbatimin e pikave, andaj vazhdon të jetë një dimension politik, juridik dhe i sigurisë, ku moszbatimi krijon implikimet në kontekstin për të drejtat themelore të njeriut dhe realizim të drejtave kolektive të këtij Rajoni duke përfshirë edhe sigurinë rajonale.
Një çerek shekulli nga arritja e Marrëveshjes së Konçulit, në funksion të stabilitetit dhe dialogut, por edhe nga perspektiva historike, politike dhe institucionale, do të duhej kërkuar dhe është domosdoshmëri e nevoj për riaktivizimin e zbatimit të saj.
Edhe në raport me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në kuptimin si instrument i paqes dhe sfidat e zbatimit të saj, mbetët shumë largë.
****

