May 18, 2024
Kolumna

Marrëveshja BDI-PDSH, sikur nga i verbëri kur kërkon shikim!

Ejup Berisha

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetorë këtu në RMV kishim koalicionime mes dy blloqeve politike maqedonase me ato shqiptare. LSDM lidhi koalicion parazgjedhor me BDI-në dhe VMRO bëri koalicion me koalicionin e partive shqiptare ASH-AAA. Koalicioni i parë i BDI-së me LSDM-në u mundua të prezentohet si diçka krejt normale si koalicion i natyrshëm si një aktivitet pa asnjë njollë të zezë dhe të keqe. Këto vlersime i dhanë udhëheqësit e BDI-së kur e arsyetonin idenë për koalicionim me LSDM-në. Ndërsa po të njëjtët udhëheqës kur jepnin vlersime për koalicionin kundërshtar ASH-AAA-VMRO-DPMNE atë filluan ta demonizojnë ta përqeshin ta kritikojnë dhe ta prezentojnë si një gjë shumë e keqe dhe katastrofike duke harruar të njëjtët se Partia e tyre ishte në kolicion rrafsh tetë vite me regjimin më të ashpër kur në krye të VMRO-DPMNE-së ishin dyshja e famshme Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov. Jo për qeverisjen por për sundimin me dorë të hekurt të kësaj dysheje nuk kemi çfar të flasim e mbajmë mend të gjitë ne shqiptarët përveq udhëheqësve të BDI-së të cilët qëllimisht i harrojnë torturat rrahjet plaqkitjet dhe vrasjet e shqiptarëve. Në këtë periudhë të sundimit të Gruevskit dhe Mijallkovit partner i koalicionit të VMRO-DPMNE-së e dimë shumë mirë kush ishte nuk ishte koalicioni i partive ASH-AAA por partia që sot e kritikon dhe përqesh koalicionin ASH-AAA-VMRO-DPMNE. Dhe tani në rrethin e dytë meqë në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale partitë qeveritare LSDM-BDI nuk realizuan rezultat të mirë zgjedhor, një rezultat të tillë të mirë nuk e realizuan as partitë e koalicionit opozitar shqiptar ASH-AAA filluan kalkulimet për bashkim forcash mes partive politike pjesmarrëse në zgjedhje. Nëse qëllimi i kolicionimeve parazgjedhore është realizimi i fitores atëher koalicionimet nuk duhet të kritikohen dhe anatemohen por duhet të përkrahen. Koalicionimet janë aktivitete të ligjshme kur dihet se qëllimi i tyre është për ta realizuar atë objektivin që duan ta arrijnë të gjitha subjektet politike e ai është fitorja në zgjedhje. Nuk duhet të përkrahen vetëm ato koalicionime që nuk sjellin rezultate të dëshirueshme apo nuk kontribuojnë për arritjen e objektivit kryesor për koalicionim apo për bashkim forcash pra ajo është pra fitorja. Një koalicionim i tillë është ai mes Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI dhe Partisë Demokratike Shqiptare-PDSH i lidhur dje mes këtyre dy subjekteve politike. Atë nuk duhet ta përkrah vetë BDI e jo qytetarët. Dhe lidhur me këtë koalicionim dua që Udhëheqësit të BDI-së Ali Ahmeti ti themë që nga i verbëri të mos kërkon shikim Pra Z. Ahmeti prej të verberit siç thashë edhe pak më parë mos kërko shikim.Ai ska për vete e lere më ju jep juve shikim. Me keqardhje do të themë se Menduh Thaqit ka filluar ti errësohet shikimi në politikë dhe atë dukshëm sepse votuesit i kanë dhënë shumë pak vota apo dritë në rrethin e pare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit dhe cila është logjika që të kërkohet mbeshtetje në zgjedhje prej një subjekti politik me një grusht votash. Prandaj populli simbolikisht thotë prej të verbërit mos kërko sy sepse ai nuk ka për vete.Me këtë rast BDI nuk ka çka krenohet me një koalicion të tillë me PDSH-në. Duhet të ketë rënë në deregje gjendje shumë të keqe ai subjekt politik që kërkon shpëtim nga PDSH-ja. Kjo i bie sikurse njeriu që përmbytet në oqean të kapet për një fije shumë të hollë kashte që ta shpëton jetën e tij. PDSH është humbësja me e madhe e rrethit të pare të zgjedhjeve lokale.