Sektori i shëndetësisë në Kosovë, Shqipëri dhe Ballkan kërcënohet nga mungesa e personelit, veçanërisht e mjekëve, pasi shumë prej tyre emigrojnë, informoi Kossev.
Një studim i kohëve të fundit në Gjermani mbi emigrimin nga Ballkani Perëndimor tregoi se afërsisht 50% e personelit shëndetësor nga Kosova do të emigrojë në Gjermani deri në vitin 2023. Bosnja dhe Kosova janë më të prekurat sipas studimit
Në vitin 2023, numri i qytetarëve të Kosovës që punonin në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor ishte i barabartë me 50.3% të fuqisë punëtore lokale të kujdesit shëndetësor. Shifrat përkatëse ishin 42.5% për Bosnjën dhe Hercegovinën, 9% për Maqedoninë, 13.9% për Malin e Zi dhe 7.2% për Serbinë. Midis viteve 2015 dhe 2024, punësimi i shtetasve të Ballkanit Perëndimor në sektorin e kujdesit shëndetësor në Gjermani u rrit me një mesatare prej 27.2% në vit, ndërsa për Shqipërinë u rrit me 17% çdo vit. Gjatë kësaj periudhe, presionet e imigracionit mbi sektorin e kujdesit shëndetësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor u rritën.
Parashikimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në rajon pritet një rritje e ndjeshme e popullsisë së moshës 75 vjeç e lart, ndërsa numri i personave në moshë pune pritet të ulet. Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për kujdes shëndetësor në Ballkan dhe në Shqipëri. Ndërkohë, sistemet e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor po tregojnë shenja të tendosjes. Kjo u ilustrua gjatë pandemisë, ku të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan shkallë vdekshmërie mbi mesataren globale. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (2024), Shqipëria ka më pak mjekë për frymë në Evropë. Në Maqedoni, numri i mjekëve për frymë është ulur, pjesërisht për shkak të emigrimit të mjekëve jashtë vendit. (SP_

