April 29, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut regjistron vetëm 3 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.325 teste të kryera janë regjistruar 3 raste të reja me Covid-19. Rastet janë regjistruar vetëm në kryeqytet. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 45 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 5 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.272 raste, prej të cilëve 148.709 janë shëruar, kurse 5.419 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.150raste aktive me virusin korona, prej të cilëve 484 vetëm në Shkup, ndërsa 110 në Kumanovë.