May 6, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut fillon kryesimin me OSBE-në, me një skandal të ministrit të jashtëm Osmani

Ky kryesim është ssfida më e madhe në vitin e ardhshëm fillon më 1 janar 2023, kur Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht fillon Presidencën me OSBE-në – Organizatën më të madhe Rajonale për Siguri dhe Bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, ndërsa si kryesues zyrtar i OSBE-së për vitin 2023 është emëruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të vendit. Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të vendit nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënieve të rënduara politike mes vendeve anëtare, do të fokusohemi në qetësimin e tensioneve, rikthimin e besimit, prosperitetin dhe sigurinë e përgjithshme të njerëzve”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së në vitin 2023, Bujar Osmani në fjalimin e tij të Vitit të Ri për publikun.

Kryesimi me OSBE-në për Maqedoninë e Veriut paraqet një lloj njohjeje për vendin, i cili nga përdorues i mekanizmave të sigurisë bëhet aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit në një kontekst më të gjerë rajonal.

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE fillon me një skandal të ministrit të jashtëm Bujar Osmani, të cilin e ka denoncuar kryetari i degës së Levizjes Besa në Çair, Valon Bela.

Bela ka postuar një foto të veturës zyrtare të ministrit të jashtëm parkuar para shtëpisë së tij.

Ja cka shkruan Bela për këtë skandal:

Besmira Dipmolacy 🤣🤣

✔️ As viti 2023
✔️ As OSBE
✔️ As luftimi i krimit dhe korrupsionit
se ndal Bullgar Osmanin nga keqpërdorimi i veturës zyrtare.

Pse?
Sepse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni nga ata që janë të zhytur në krim.

Një kirurg abdominal, në vend se të merret me kirurgjinë abdominale, ai merret me politikë të jashtme duke bë beteja antishqiptare, gjegjësisht pro-bullgare. Prandaj edhe ska shpjegim për skandalet e punësimit të Besmirës …

Sepse këtu nuk funksionon as Prokurori, as gjykatë e aa hestuesi.

Mandej habiteni përse këta kriminelë nuk ditkan sa kushton nafta e benzina, sa kushton buka e vaji?!
Kështu harxhohet paraja e qytetarëve që mbushin buxhetin e harrohen skamnorët që do duhej t’i shijonin të mirat e shtetit.