May 9, 2024
Kolumna

Maqedonia e Veriut çerdhe e kazinove!

Viktima me vetëvrasje

Viktima në vrasje

Mbi 50-të qendra legale dhe jo legale

Mijëra të rinj në varshmëri

Miliona euro para të shpenzuara

Nuk janë numra, por janë rezultat i lojërave të fatit të pasqyruar nga enti statistikor për krime të rënda sipas një raporti të vjetër në vendin tonë.

Kur fati jonë peshohet në lojërat e fatit atëherë kjo është fundi i fundit të një shoqërie pa fat.

Kur lojërat e pa shpresës bëhen shpresë e jona dhe për ne, me të vërtetë edhe shpresa vdiska.

Ku formula e bastoreve 1×2 akcepton

1. Fitoren që thyen parimin e funksionalizimit të mbijetesës sonë njerëzore
2. Humbjen e virtytit të përforcimit të një karateri të pathyeshëm dhe ambcioz
Dhe x – kur barazohen fitorja dhe humbja pa sens atëherë jemi të barabartë me 0, si një kiç dhe hiq i vërtetë

Situata per kazinotë fizike dhe lojërat e fatit ne Maqedoninë e Veriut është pak a shumë një situatë e ngjajshme me ato që ishin në Shqipëri dhe Kosovë. Kazino të ekspozuara në rrezen e shkollave dhe në përgjithësi në institucione publike dhe zonave të frekuentuara nga fëmijtë, sidomos në vendbanimet tona përbën një rrezik konstant ose më qartë të thuhet një panoramë e një RUSKI RULET që është sinonim i vrasjes me dorën tonë dhe nga vrasja jonë të tjerët përfitojnë dhe fitojnë . Në mënyrë tinzare dhe kriminale vendi ynë po bëhët një kolumbiane kazinosh në nivele rajonale, ku e gjithë larja e pasurisë së pistë po ricikolohet në vendin tonë e cila është kthyer në qendrën e spastrimit të krimit rajonal me anë të legalizimit të parave, me anë në transakcioneve të lojërave të fatit duke u shndërruar si një gogol i rajonit. Vendit tonë po i mungon guximi i vlerave e cila është e ngulfatur nga epshi i krimit material që i intereson vetëm fati i atyre që fatkeqësisht fatin e jetës e kërkojnë vetëm aty ku nuk i urohet fati.

Padyshim kjo qasje nga shkolla me dinjitet deri në kazino të bankrotuar dhe mandej drejt stacion të autobusëve për në kurbet duhet të ndalet. Ndalimi i duarve që sillin zarin e fatit tonë duhet krucialisht të fillojë me parandalimin juridiksional të lojërave të fatit në vendit tonë si gjenezë e së keqes. Kjo mënyrë do t’ishte aksesi më racional, efektiv dhe efikas për situatën tonë, gjithmonë duke marrë në model vendet skandinave si vendet me njerëz me lumturinë më të madhe pse jo edhe ato rajonale.

Fati i fatit tonë mbetet përkushtim në ndërtimin e vlerave arsimore ekonomike dhe sociale. Afër nesh, për ne dhe rreth nesh duhet të mbizotërojë më shumë dituri, më shumë punësim dhe më shumë vetëdijësim sepse vetëm në një trekëndësh të tillë kemi një shoqëri që fatin e tij e dërgon drejt plotësimit të objektivave pa zarin që rrotullon dhe përmbys shpresën.