Maqedoni

Maqedoni: Shkuan të kërkojnë fatin në kazino, rrahen gjashtë persona “bëhen copa” mes vete

Në një kazino të Manastirit ka ndodhur rrahje në të cilën kanë marrë pjesë gjashtë persona të moshave 21 deri në 41 vjeç. Siç bën të ditur MPB janë përdorur edhe sende të forta, transmeton Lideri.mk.

– Me datë 11.06.2023 rreth orës 00:20 në policinë e Manastirit është raportuar se në kazino në rrugën “Prilepska” është shkelur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet N.D.(41), B.N. dhe një person tjetër, të gjithë nga Manastiri, nga njëra anë dhe A.I.(35), A.I.(21) dhe A.M.(23), poahtu të gjithë nga Manastiri, nga ana tjetër. Sipas raportit, disa prej personave kanë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.