May 24, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Jo-ja u bë Po, e përgëzojmë Mickoskin!

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski duke komentuar qëndrimin e fundit nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për pranimin e ndryshimeve  kushtetuese ka deklaruar se nga JO qëndrimi i tyre është ndryshuar në  PO.

I pari i Qeverisë tha se tani kemi një moment të ri në skenën politike në vend dhe një retorikë e re, krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani, për pranimin  e ndryshimeve kushtetuese nga Mickoski. Ndryshimi i qëndrimit është bërë për të mirë  të vendit dhe Kovaçevski tha se ka mirëpritur këtë vendim.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISËSË VERIUT

“LSDM udhëheq konceptin e një Maqedonie evropiane dhe punon për të arritur një qëllim tjetër strategjik kombëtar dhe shtetëror të vendosur që nga pavarësia: anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Ne kemi një mundësi historike dhe mbështetje të fortë nga partnerët tanë strategjikë BE dhe SHBA dhe tani është koha për hapin e fundit, për të vazhduar rrugën evropiane”

Dimitar Kovaçevski tha se nuk është problem që pjesë të popullit bullgar të hyjnë në Kushtetutë. Ai tha se JO u bë PO, pasi sipas tij,  PO-ja është gjithmonë më e fortë se JO-ja.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISËSË VERIUT

“Kam shumë momente personale në këtë. Gjatë gjithë kohës më akuzuan për bullgarizim dhe asimilim dhe gjithçka ra në ujë. Por unë jam gati ta kaloj atë, për hir të vendit. Ne e dimë që opozita ka ndryshuar qëndrim edhe në raste të tjera. Këtë herë ndryshimi është për të mirën e vendit dhe për këtë e mirëpres”

Përndryshe, këto deklarata kryeministri i bëri nga Kavadari, ku ka marrë pjesë   në forumin “Rezultatet që bëjnë dallimin”.