May 9, 2024
Kulturë

Besiana Mehmedi vlerësohet me pikë maksimale, do jetë soliste në operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut“

Solistja jonë e njohur, Besiana Mehmedi, vazhdon sukseset e saj.

Ajo është vlerësuar me pikë maksimale dhe do interpretojë në operën e parë kosovare, “Goca e Kaçanikut“ të autorit Rauf Dhomi nga viti 1978, e që do të vihet në skenë në nëntor nga Opera e Kosovës!

“Te dashur miq! Po ndaj me ju rezultatet nga shpallja oficiale e Ministrisë se Kulturës së Republikës së Kosovës për audicionin e mbajtur me datë 04 shtator! Privilegj, nderë e kënaqësi që jam vlerësuar maksimalisht nga anëtarët e jurisë në krye me emrin e madh të skenës operistike, regjisorin dhe profesorin e nderuar Nikolin Gurakuqi për të interpretuar rolin e Plakës në Operën e parë kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi! Falemnderimet me të sinqerta për bashkëpunëtorin tim të pandashëm në çdo rrugëtim profesional Shkelzen Baftiari dhe për familjen time që më mbështet pa rezervë në çdo hap! Paraqitja ime në këtë rol do ti dedikohet shpirterisht babit tim Qaniut i cili parreshtur kontriboi, luftoi dhe besoi në idealin e jetësimit të institucioneve të Kosovës sonë te lirë dhe ëndërronte që një ditë të jem pjesë e Operës së Kosovës- si institucioni më i rëndësishëm kulturor që po ngritet fuqishëm në shtetin tonë!

Suksese të gjithë kolegëve artistë që janë pjesë e kësaj shfaqje dhe tërë stafit drejtues e artistik për këtë sipërmarrje gjigande e të rëndësishme!

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Besiana në Facebook duke nda me miqtë e saj lajmin e mrekullueshëm.