May 16, 2024
Maqedoni

Maqedoni, Plaku 73-vjeçar mezi gjeti nuse, pas disa ditëve ajo ia mori paratë dhe iku

Një 73-vjeçar nga Velesi i Maqedonisë së Veriut është mashtruar nga një grua. I moshuari ka denoncuar në polici se me gruan ishin dakorduar për të jetuar bashkë, por ajo ia ka marrë paratë dhe ka ikur nga shtëpia, transmeton TV21.

“Më datë 21.12.2023 në ora 10.40 në Stacionin policor në Veles, 73-vjeçari nga Velesi ka denoncuar se është mashtruar nga I.N. nga Kavadari. Sipas të denoncuarës, para disa ditësh ata janë dakorduar që të jetojnë bashkë në shtëpinë e tij në Veles, pas çfarë ia ka dhënë paratë që t’ia ruajë. Ajo i ka marrë paratë dhe kartlën e tij pagesore dhe ka ikur. Merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.