July 27, 2024
Maqedoni

Maqedoni, nxënësja e klasës së shtatë martohet “me të ikme”

Në shkollën fillore komunale “Vanço Përçe” në Dellçevë, nga mëngjesi i sotëm u përhap informacioni se një nga nxënëset, e cila është nxënëse në klasën e shtatë, është martuar pavarësisht moshës së saj, shkruajnë portalet në gjuhën maqedonase. Që ky lloj skandali të jetë edhe më i madh, sipas informacioneve që janë dorëzuar në portalin tonë, bëhet fjalë për martesë në cilësinë e të ashtuquajturës “me të ikme”, transmeton Lideri.mk.

Ndryshe edhe statistikat tregojnë se nga lindjet e zakonshme, në vendin tonë gjatë vitit 2022, janë shënuar edhe 17 foshnje të lindura të gjalla nga nëna të moshës nën 15 vjeç. Numri i foshnjave të lindura nga çiftet e pakurorëzuar është 2 298 ose 12.7%, nga numri i përgjithshëm i lindjeve./Lideri