Maqedoni, komandanti i policisë inçizohet duke gjuajtur me kallashnikov në dasëm (Video)
Arrestohet komandanti i policisë që qëlloi me kallashnikov në një aheng familjar
Komandanti i njësisë policore të Ropotovës, i cili ka qëlluar me kallashnikov gjatë një ahengu familjar, siç përcjellë Klan M, është arrestuar sot nga zyrtarët policorë të SPB-së Prilep, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”.
Sot (27.08.2023) nga zyrtarët policorë të SPB Prilep, është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor në Prilep E.R. (30) nga fshati Debresht, komandant i Njësisë Policore të Ropotovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, gjegjësisht për shkak të bazës së dyshimit se më datë 19.08.2023 në dasëm te familjarët e tij në shtëpinë familjare në fshatin Debresht ka qëlluar me armë zjarri.
Njësia policore Prilep ka marrë masa për zgjidhjen e rastit në kordiminim me Prokurorinë Themelore Publike Prilep dhe Njësinë për kontroll të brendshëm, hetimet penale dhe standardet profesionale dhe pas zgjidhjes së plotë të rastit në Prokurorinë Themelore Publike Prilep do të dorëzohet parashtresë adekuate, thuhet në njoftim.
Nga ana e Njësisë për kontroll të brendshem, hetimet penale dhe standardet profesionale do të ngrihet procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë diciplinore dhe ai do të pezullohet nga kryerja e detyrës deri në marrjen e vendimit në procedurën diciplinore. /KlanMacedonia/
https://x.com/kovacki1/status/1695666941732540559?s=46&t=IAJNb5QO14_Bl17-P-pGqg