Më 25.01.2026 në orën 20:30, në Stacionin Policor të Radovishit është raportuar se është përfshirë nga zjarri një autobus i parkuar në oborrin e Shkollës Fillore “Krste Petkov Misirkov” në Radovish. Zjarri është shuar nga ekipi i Zjarrfikësve, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Pas marrjes së masave, policët kanë konstatuar se zjarri është shkaktuar nga dy fëmijë të mitur nga Radovishi. Ata janë intervistuar në prani të prindërve të tyre, gjatë së cilës kanë pranuar veprën, ndërsa është konfiskuar edhe çakmaku me të cilin është ndezur zjarri. Është informuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës.

