May 31, 2024
Maqedoni

Majan Vejseli zgjidhet shef i shtabit zgjedhorë të Alternativës në Tetovë

Alternativa në Tetovë për zgjedhjet e parakohshme për anëtarë të këshillit komunal në Tetovë që do të mbahen më 20 Gusht, për shef të shtabit zgjedhorë ka zgjedhur drejtorin e Hekurudhave të Maqedonisë, Majan Vejselin, shkruan Top24.

Përzgjedhja e Vejselit në këtë pozicion vjen pas potencialit të tij si kuadër i ri brenda Alternativës dhe si personalitet që gëzon mbështetje në mes Tetovarëve.

Ndryshe Majan Vejseli është zgjedhur së fundmi si drejtor i HMV – Transport, nga ana e qeverisë së Maqedonisë dhe është kuadër i Alternativës.Top24