April 30, 2024
Maqedoni

Dega e Aleancës në Gostivar i jep përkrahje unanime Arben Taravarit për kryetar komune

Sot u mbajt Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Gostivar, ku kryetari aktual i komunës, Arben Taravari mori përkrahje unanime për të garuar edhe për një mandat të ri.

“Jam i lumtur dhe falenderues që mora besimin unanim e të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit. Vota e tyre është kurajo për mua, dhe jam krenar që jam i zgjedhur prej tyre për të qenë kandidat për Kryetar Komune në Gostivar”, deklaroi Taravari pas Kuvendit.
“Përgjegjësia dhe puna që na presin janë të mëdha, por me ju të gjithë çdo sfidë është më e lehtë!

Ju faleminderit dhe njëherë për besimin e dhënë!
Na priftë e mbara!”, shtoi Taravari.