September 8, 2024
Maqedoni

Mahi Nesimi fitues i çmimit “11 Tetori”

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori”,në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore,Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për çmime shtetërore(“Gazeta zyrtare e RM-së” numër 52/06,54/07,74/12 dhe 99/18) dhe Rregulloren për punë të Këshillit,në seancën e fundit sjell:

VENDIM

Për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” në vitin 2021 për mirënjohje më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës,artit,ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut

1. Për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit,çmimi i ndahet:

– Prof. D-r. Atanas Vangelov,filolog.

2. Për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit,çmimi u ndahet:

– Pavle Kuzmanoski,piktor akademik;

– Bedia Begova,aktore;

– Mahi Nesimi,politikolog.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të shpallet në “Gazetën Zyrtare të RMV-së”.

Çmimi fituesve do t’i dorëzohet më 11 tetor viti 2021 (e hënë) në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetar i Këshillit për çmimin shtetëror “11 Tetori”

Xhevdet Hajredini