May 3, 2024
Maqedoni

Aksident në Koçan, lëndohet një motoçiklist

Dje në orën 13:00 në Stacionin Policor Koçan është raportuar se në rrugën “Stamen Manov” në Koçan, V. J. (51) nga Koçani, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Koçanit, ka dalë nga rruga.

Në aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan.

Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer ekipi policor nga DPB Koçan.