Presidenti francez, Emmanuel Macron, po bën thirrje për krijimin e një ‘alternative të tretë’, të pavarur nga SHBA dhe Kina, duke përfshirë vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, në një kohë kur tensionet globale po rriten. Duke folur gjatë turit të tij në Azi, ai theksoi prioritetet e përbashkëta në siguri, energji dhe demokraci, në një kohë kur situata është ndërlikuar nga zhvillimet që lidhen me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit./Syri.net

