Rajon - Botë

Lutuni për Marokun, numri i viktimave të tërmetit shkon në 820

Së paku 820 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë, raportoi të shtunën televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut.
Fillimisht u raportua se ishin 630 të vdekur por me kalimin e orëve dhe operacionet e shpëtimin që po kryhen në të gjithë territorin e goditur nga tërmeti numri sa vjen e rritet. Shifrat e fundit sipas TV shtetërore të Marokut duke iu referuar MInistrisë së Brendshme flasin për 820 të vdekur dhe të paktën 672 persona të plagosën nga tërmeti, duke përfshirë 205 të cilët janë në gjendje të rëndë.
Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.
“Ne e ndiem një dridhje të fortë, dhe e kuptuam se ishte tërmet”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Abdelhak El Amrani, një 33-vjeçar nga Marakeshi.