Maqedoni

Lume Huseini: Ministri i ASH-së Krenar Lloga ministri më i mirë këto 23 vite

Opinionistja tetovare Lume Huseini që jeton dhe vepron në Gjermani në postimin e saj sot në Facebook ka lavdëruar ministrin Krenar Lloga për punën që bën në dikasterin e tij. Statusi i Lume Huseinit vjen pasi sot Gjykata më një procedurë të përshpejtuar ndaloi vendosjen e grafës së nacionalitetit në certifikatat e lindjes që para disa javësh e solli ministri Lloga.

Përndryshe ministri Krenar Lloga e solli këtë vendim që të ndalojë punësimin e maqedonasve si shqiptarë në konkurset e administratës shtetërore.

Hats off Krenar Lloga!

E mendoj, çka kishte ndodh ta kishte pas edhe BDI politiken kadrovike pak ma humane qysh para dy dekadash sa ma e jetushme do ishte Maqedonia. Sa kohë dhe energji është humb derisa 70% I ministrave e kanë mësu rrugën për n’Shkup, maqedonishten, ngrënien me pirun… pastaj gjithë ajo kohë e humbur kur janë tërheq komplet fizikisht dhe mentalisht nga rolet ministrore për tu dediku 100% dashnoreve të para që I kanë zanë e që kanë qenë me dy kambë.. e që s’kanë pas bisht….. komandant bre, shumë na morre n’qafë 🤗