Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës
Ushtria e Ukrainës ka raportuar për luftime të ashpra në lindje të vendit ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e plotë të rajoneve pjesërisht të pushtuara të Luhanskut dhe Donjeckut.
Fokusi i forcave ruse në rajonet Luhansk dhe Donjeck vazhdon të rritet derisa ushtria ukrainase po zhvillon një kundërofensivë të madhe që synon rimarrjen e territorit ukrainas të pushtuar nga Moska.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pranoi se kundërofensiva e shumëpritur kishte filluar