May 9, 2024
Rajon - Botë

Thellohet kriza mes Rusisë dhe Wagnerit

Rusia ka bërë një hap tutje për të marrë kontrollin e drejtpërdrejt të grupit Wagner, pas disa muajsh mosmarrëveshjesh mes zyrtarëve të mbrojtjes dhe Wagnerit.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Nikolai Pankov tha të shtunën se “formacioneve vullnetare” do t’u kërkohet të nënshkruajnë kontrata drejtpërdrejt me ministrinë e mbrojtjes.

Deklarata e formuluar në mënyrë të paqartë besohet se synon këtë grup.

Por në një deklaratë të furishme të dielën, shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se forcat e tij do të bojkotojnë kontratat.

Grupi ushtarak privat ka luajtur një rol të madh në luftën në Ukrainë, duke luftuar në anën e forcave ruse.

Por Prigozhin, i cili thuhet se ka ambiciet e tij politike, është përfshirë në një mosmarrëveshje publike me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin ushtarak Valery Gerasimov për muaj të tërë.
Ai i ka akuzuar në mënyrë të përsëritur dyshen për paaftësi.

“Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me Shoigu”, tha Prigozhin. “Shoigu nuk mund të menaxhojë siç duhet formacionin ushtarak”.

Ai këmbënguli se grupi i tij ishte i integruar mirë me ushtrinë ruse, por tha se efektiviteti i tij do të dëmtohej duke raportuar te ministri i mbrojtjes.

Mediat ruse sugjeruan se kontratat e reja ishin një masë për të vënë nën kontroll Prigozhin dhe forcat e tij.

Por ministria e mbrojtjes tha se masa ishte krijuar për të “rritur efektivitetin” e njësive ruse që luftojnë në Ukrainë.