May 6, 2024
Rajon - Botë

Tërmet i fortë në Itali

Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në orët e pasdites në Itali, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas institutit të sizmologjisë, epiqendra e lëkundjeve ishte në Ceneselli të Rovigos, në një thellësi prej 9 km. Tërmeti raportohet të jetë ndjerë dhe në Trieste, Bologna e Modena.

Ekipet e emergjencave civile kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet, të cilat janë minimale.