May 7, 2024
Rajon - Botë

Lufta në Rripin e Gazës, Palestina fton OKB-në të hetojë krimet e Izraelit

Mbrojtja civile palestineze i ka bërë thirrje OKB-së të fillojnë hetimet për krimet e forcave izraelite në Rripin e Gazës. Qindra të arrestuar në protestat propalestineze nëpër universitetet amerikane, ndërsa sekretari amerikan Blinken tha se është një gjë që e kupton, pasi që njerëzit kanë ndjenja të forta dhe pasionante për atë që po ndodh në Gazë dhe në Lindjen e Mesme.
“Kur ne shohim vuajtjet e tmerrshme njerëzore dhe vdekjen e fëmijëve, grave, burrave që u kapën në këtë zjarr të ndërthurur të Hamasit, është tronditëse, siç kam thënë më parë. Ne dëshirojmë që gjithçka të përfundojë. Në vendin tonë është një shenjë dalluese e demokracisë sonë të protestosh.”, – deklaroi sekretari shtetëror i ShBA-së, Antoni Blinken.
Në varrezat masive në spitalet e enklavës u gjetën rreth 400 trupa të vdekur. Mbrojtja izraelite i mohon akuzat. Egjipti i paraqiti Izraelit propozimin e Hamasit për një armëpushim njëvjeçar në Gazë. Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rafah dhe Gazën qendrore.