Vlera e shportës minimale sindikale e llogaritur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) për muajin dhjetor të këtij viti arrin 65.492 denarë dhe është për 319 denarë më e lartë në krahasim me shportën minimale për muajin e kaluar kur ishte 65.173 denarë.

LSM sot informoi se me një banesë me qira prej 60 metra katrorë për muajin dhjetor, shporta minimale sindikale arrin 80.867 denarë.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, në dhjetor për ushqim dhe pije janë të nevojshme 23.640 denarë, për arsim 7.159 denarë, për taksën e banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.130 denarë, veshmbathje 5.875 denarë. Transport 4.634 denarë, restaurante dhe hotele 4.131 denarë. komunikime 3.417 denarë, për higjienë dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.620 denarë.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski më 17 të këtij muaji paralajmëroi se nga 1 janari, përveç sindikatave që llogaritin shportën minimale konsumatore edhe ato si Qeveri do të llogarisin shportën mesatare konsumatre, e cila do të jetë për të paktën një familje katëranëtarëshe. Kjo temë do të diskutohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, i cili është caktuar për 22 dhjetor (e hënë).

“Do të merren parametrat nga marketet më të mëdha në Maqedoni, të merren parametrat do nga produktet ushqimore bazë, për gjithçka që është e nevojshme për një jetë mesatare, për një familje mesatare nga RMV-ja. Do të merren edhe nga rajone të ndryshme dhe më shpesh nga frutat dhe perimet do të merren ato që janë karakteristike për periudhën, kur llogariten gjatë vitit, tha Risteski.

sqShqip