May 2, 2024
Maqedoni

LSDM: Vota për Pendarovskin dhe LSDM-në është votë për të ardhmen evropiane

LSDM ka kandidatin fitues për president, LSDM ka ekipin fitues për Qeverinë e re proevropiane, njoftojnë nga LSDM.

“Vota për Stevo Pendarovskin është votë për luftën për një të ardhme të sigurt evropiane, votë për një Maqedoni evropiane me standard më të mirë jetese, me paga dhe pensione më të larta, progres, stabilitet dhe prosperitet, një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, nga nga e cila nuk ka heqje dorë.

Qytetarët meritojnë një standard jetese evropiane, një shtet të begatë dhe të zhvilluar, në të cilin funksionojnë demokracia, shteti i së drejtës dhe drejtësia sociale. Qytetarët nuk duan të kthehen dhe të izolohen, nuk janë të gatshëm të mbështesin politikanët antievropianë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se qytetarët nuk kanë nevojë për ripërsëritje të Ivanovit.

Prandaj, qytetarët në zgjedhje do të zgjedhin një të ardhme evropiane me LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin, reagojnë nga partia.