May 2, 2024
Maqedoni

LSDM: Shumica e re ka konflikt parimesh

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar sërish pas njoftimit për krijimin e shumicë së re parlamentare. Partia që deri tash është drejtuar nga Zoran Zaev ka ka vlerësuar se qytetarët e panë se si u ulën në të njëjtën tavolinë përfaqësuesit e strukturave anti-NATO, anti-BE, anti-Prespë dhe antidemokratike në vend, pjesëmarrësit në aksionet e përgjakshme të 27 prillit, së bashku me ata që avokojnë në mënyrë deklarative kursin euroatlantik të vendit.

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

“Kjo përbërje nënkupton një konflikt parimesh, një konflikt pikëpamjesh, konflikt politikash dhe konflikt vlerash. Një përbërje e tillë politike nuk mund të japë asgjë për interesat e qytetarëve dhe as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë e përbashkët në atë tryezë është dëshira për pushtet. Nëse vërtet do të ketë një shumicë të re parlamentare, presim që ajo të konfirmohet përmes procedurave të duhura parlamentare dhe zgjedhjes eventuale të Qeverisë së re”.

LSDM-ja deklaron se shumica e re eventuale do të duhet të marrë përgjegjësinë për përballjen me pandeminë dhe krizën energjetike, përgjegjësinë për sfidat që pasojnë me integrimin evropian të vendit dhe miratimin e Buxhetit 2022, kjo është gjëja më e përgjegjshme për momentin. “Këto ditë do të shohim nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi për këto hapa dhe përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Partia thekson se ata janë në anën e qytetarëve, në anën e interesit kombëtar dhe të shtetit.