May 19, 2024
Maqedoni

LSDM mohon se MEPSO do të shitet

Partia në pushtet LSDM ka demantuar VMRO-DPMNE-në në lidhje me informacionet se ka bisedime për shitjen e një pjese të MEPSO një kompanie greko-kineze.
Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE “papagallëzon të njëjtën gënjeshtër”.
“Lajmet e rreme të Nikollovskit dhe DPMNE-së janë përgënjeshtruar disa herë. MEPSO nuk shitet. Nuk ka as vendim e as negociata për shitjen e MEPSO-s. Por meqenëse DPMNE nuk ka politika dhe nuk ka qëndrim për çështjet më të rëndësishme, papagallëzon të njëjtën gënjeshtër. Përveç bllokadave dhe lajmeve të rreme, DPMNE nuk di asgjë tjetër”, thonë nga LSDM.