“Izolimi diplomatik i Mickoskit ishte i dukshëm në Davos. Kryeministri nuk pati asnjë takim me një udhëheqës botëror apo evropian. Ai po filmonte veten në korridore dhe po bënte turizmin në kurriz të qytetarëve”, reagon LSDM.

Nga LSDM thonë se i vetmi takim që shënoi vizitën e tij në Davos ishte me pronarin e kompanisë hungareze 4iG, të lidhur me regjimin e Viktor Orbanit.

“Kjo tregon se sa shumë i shërben Mickoski Orbanit në zgjerimin e ndikimit të tij politik dhe të biznesit. Në këtë drejtim është edhe vendimi i fundit i Qeverisë Mickoski për të futur kompaninë 4iG në sektorin e telekomunikacionit. Ky nuk është një sukses investimi, por një projekt politik për të marrë kontrollin e sektorëve strategjikë si telekomunikacioni dhe media, duke krijuar një rrjet ndikimesh autoritare që izolojnë rajonin nga BE-ja. Pronarët e portaleve pro-qeveritare që janë pjesë e oktapodit mediatik Alfa-Alta janë kryesisht nga Hungaria dhe të lidhur drejtpërdrejt me Orbanin. LSDM ka paralajmëruar për dy muaj për planin e VMRO-DPMNE-së për të marrë kontrollin e sektorëve strategjikë, veçanërisht medias, dhe ky plan po bëhet gjithnjë e më i dukshëm”, thuhet në reagim.

LSDM bën thirrje për mbrojtjen e interesave kombëtare nga ndikimet e huaja që kërcënojnë pavarësinë dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

sqShqip