LSDM-ja kërkon dorëheqjen e Mickovskit, VMRO-ja të Zaevit
Mefail Ismaili
LSDM ka kërkuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së të japë dorëheqje, për shkak se i mashtroi qytetarët se ka shumicë të re. Sipas deputetit të socialdemokratëve, Darko Kaeski, LSDM do të vazhdojë të qeveris me vendin, e prej javës tjetër shumica parlamentare do të jetë e zgjeruar. I pyetur nëse janë në negociata me Alternativën, ai tha se në bisedime janë me të gjitha partitë që nuk janë kundër rrugës euroatlantike të vendit.
“Patjetër të jemi të durueshëm, të presim, presim që të rritet shumica parlamentare dhe besoni se në periudhën që pason do të dëshmojmë se progresiviteti dhe ideja për ardhmërinë evropiane të shtetit është më e madhe se e gjithë kjo që e flasim dhe se shumica parlamentare do të rritet”- deklaroi Sinkron: Darko Kaeski, LSDM.
Nga VMRO-DPMNE, kundërpërgjigjen se Zoran Zaev është ai që duhet të japë dorëheqje pasi vetë e lajmëroi atë, por edhe pasi i humbi më shumë se 40 komuna në zgjedhjet e fundit lokale. Edhe nga VMRO-DPMNE thonë se janë në kontakt me Alternativën dhe të gjitha partitë tjera.
“Ne jemi në kontakt me të gjitha subjektet politike në vend dhe u japim dorën të gjitha atyre partive politike që mendojnë se Zoran Zaev më nuk ja vlen të jetë në krye të kësaj Qeverie”- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë nga Alternativa, përgjigjen se tani për tani janë parti opozitare dhe nuk janë duke zhvilluar bisedime për çfarëdo përfshirje në Qeveri. Por shtojnë se e ndjekin situatën dhe qëndrimet do t’i ndërtojnë siç thonë konform sfidave të reja./alsat M