Maqedoni

Arsovski: Përgjegjësi nga pushteti për zjarret

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të kërkoj përgjegjësi nga Qeveria për zjarrin në Koçan. Sipas zëdhënësit të opozitës maqedonase pushteti nuk arriti ta menaxhojë situatën. Arsovski tha se në vend se të bëjë servisimin e avionëve për luftimin e zjarreve pushteti e ka zhytur vendin në borxhe.

“Sot në vend të përgjigjeve nga pushteti do të kërkojmë përgjegjësi. Jemi këtu në vend ngjarje, pikërisht për të parë gjendjen apokaliptike, e cila mbrëmë i frikësoi banorët e Koçanit. Edhe atë vetëm për shkak të paaftësisë, mungesës së koordinimit të pushtetit dhe mos-funksionimit të institucioneve. 1:38 Kërkojmë përgjegjësi, sepse në vend që të servisohen avionët, servisimi i të cilëve kushton vetëm 400 mijë euro, pushteti, Zaev dhe të gjithë të tjerët nuk gjetën kohë, nuk gjetën para edhe pse e futën në borxhe Maqedoninë dhe shpenzuan për një vit 1.5 miliardë euro”- deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.