Gjatë një bastisjeje të realizuar në një lokal në rrugën e Muhaxherëve në Mitrovicë, ku dyshohet se po zhvillohej shitje e substancave narkotike, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike të dyshuar si kokainë me peshë totale rreth 1 gram, dy cigare me peshë 1.5 gram, një shumë prej 32.60 euro si dhe dy telefona mobilë.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

