May 15, 2024
Maqedoni

Lloga për Arbër Xhaferin: Mbaj mend e kujtoj çdo këshillë e amanet të tij

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot ka kujtuar ditëlindjen e vizionarit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Arbër Xhaferin filozofin e politikës shqiptare. Ministri Lloga në postimin e tij shkruan se:

Janë momente historike, datat kur lindin heronjtë e një kombi. Janë veprat e tyre madhështore që lënë gjurmë në histori, ato që u japin epitetin e heroit. Është vizioni për të ardhmen dhe rruga e projektuar, ajo që heronjtë i bën të kujtohen sa të ekzistojë kombi.
I tillë është Arbën Xhaferi, datëlindjen e të cilit e kujtojmë bashkë me të arriturat që solli mendja e tij e ndritur dhe të arriturat që shënojmë sot falë betejave të tij, të cilat në atë kohë jogjithkush i kuptonte.
Si një i ri atëbotë, mbaj mend e kujtoj çdo këshillë e amanet të tij, që sot për mua mbeten përkushtim dhe përgjegjësi