Lloga nuk e pranon raportin vjetor të Prokurorisë publike, ka shume mangësi

Maqedoni

Në Raportin për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna për përdorimin e pajisjeve audio-vizuale të regjistrimit për veprimet hetimore, d.m.th. regjistrimin e marrjes në pyetje të të akuzuarit dhe dëshmitarëve, edhe pse Ligji i Procedurës Penale e rregullon këtë mundësi, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të njeriut dhe sigurimit të një shkalle më të madhe të sigurisë juridike.

Gjithashtu, ndryshe nga e cekura, Raporti për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk përmban të dhëna për procedurat e iniciuara disiplinore, as për masat e shqiptuara disiplinore. Kështu, edhe pse nga disa institucione ndërkombëtare është vërejtur se prokurorët publikë nuk i respektojnë afatet për procedurat hetimore, në praktikë nuk janë konstatuar shkelje disiplinore për të njëjtat.

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar Raporti për punën e Prokurorive Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, i përgaditur nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë raport Ministria e Drejtësisa ka konstatuar një sërë vërejtjesh për të cilat ka dërguar mendim.

Ministria e Drejtësisë thekson se raporti i dorëzuar nuk përmban të dhëna statistikore për kohëzgjatjen e procedurave hetimore. Neni 301 paragrafi 1 i Ligjit për procedurë penale parasheh që prokurori publik e përfundon procedurën hetimore kur vlerëson se gjendja e punëve është sqaruar mjaftueshëm për të mundësuar ngritjen e aktakuzës ose ndalimin e procedurës hetimore. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, nëse procedura hetimore nuk përfundon në afat prej gjashtë muajsh nga dita e marrjes së urdhrit për zhvillimin e procedurës hetimore, prokurori publik është i detyruar ta njoftojë prokurorin e lartë publik, i cili në raste komplekse mund ta zgjasë këtë periudhë edhe për gjashtë muaj të tjerë. Përjashtimisht, ky afat mund të vazhdohet edhe për tre muaj nga prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për veprat penale nga sfera e krimit të organizuar, afati nga paragrafi (2) i këtij neni, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë mund të vazhdojë edhe për gjashtë muaj.
Për veprat penale nga sfera e krimit të organizuar, afati nga paragrafi (2) i këtij neni prokurori publik i Republikës së Maqedonisë mund ta vazhdojë edhe për gjashtë muaj. Të dhënat për kohëzgjatjen e procedurave hetimore janë të një rëndësie krucijale, duke pasur parasysh faktin se në praktikë këto afate nga prokurorët publikë konsiderohen si afate udhëzuese që nuk respektohen dhe hetimet janë të vonuara. Kohëzgjatja e gjatë dhe mungesa e shpejtësisë së hetimeve është theksuar edhe në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021, ku thuhet se në procedurat para prokurorisë publike hetimet kanë zgjatur shumë dhe të interesuarit palët nuk ishin të informuara për gjendjen e lëndëve (fq. 11).

Gjithashtu, në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, thuhet se qendrat hetimore në prokuroritë themelore publike duhet të forcohen për të arritur qëllimet e tyre për rritjen e efikasitetit të hetimeve dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet prokurorëve, policia dhe organet tjera relevante (1.2 Përmbledhje e raportit f.7). Për më tepër, thuhet se nevojiten veprime shtesë për të siguruar një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe efektiv (f.33).

Duam të theksojmë se në Raport nuk ka të dhëna për përdorimin e pajisjeve audio-vizuale të regjistrimit për veprimet hetimore, d.m.th. regjistrimin e marrjes në pyetje të të akuzuarit dhe dëshmitarëve, edhe pse Ligji i Procedurës Penale e rregullon këtë mundësi, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të njeriut dhe sigurimit të një shkalle më të madhe të sigurisë juridike.

Gjithashtu, ndryshe nga e cekura, Raporti për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk përmban të dhëna për procedurat e iniciuara disiplinore, as për masat e shqiptuara disiplinore. Kështu, edhe pse nga disa institucione ndërkombëtare është vërejtur se prokurorët publikë nuk i respektojnë afatet për procedurat hetimore, në praktikë nuk janë konstatuar shkelje disiplinore për të njëjtat.

Related posts

LSDM kundër nismës së partive shqiptare: Jo zgjedhjes së presidentit në Kuvend!

Lideri2 MK

Drejtori Nebiu nga ASH: Republika e Kosovës duhet të jetë prezentë në çdo forum ndërkombëtar! Zëri ynë do të jetë në funksion të Republikës së Kosovës kudo që ndodhemi!

Lideri2 MK

Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën

Lideri2 MK